Komisioneri i BE viziton Shqipërinë takim me Ramën, Koçiun dhe SPAK. Zbardhet agjenda

4 Shkurt 2026 | 14:04

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, zhvillon këtë javë një vizitë në Shqipëri, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu. Takimet kanë për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve mbi bashkëpunimin në menaxhimin e migracionit, sigurinë kufitare dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe mbi progresin e Shqipërisë në përafrimin me standardet e BE-së.

Gjatë vizitës, Komisioneri do të njihet me punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa do të përmbyllë qëndrimin e tij me një takim me rojet kufitare të Frontex-it dhe vëzhgimin e bashkëpunimit operacional në Portin e Durrësit.

Vizita e Komisionerit Brunner shërben si pjesë e rëndësishme e punës së Komisionit të BE-së në kuadër të Aleancës Evropiane të Porteve, një iniciativë që synon forcimin e sigurisë dhe efikasitetit të menaxhimit të porteve në Bashkimin Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të enjte po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
19:14 | 25/06/2026