Nga Shqipëria ikën 18 300 të rinj brenda një viti, tkurrja më e lartë në Europë

4 Shkurt 2026 | 16:34

Shqipëria kryeson listën e vendeve europiane për emigrimin e grupmoshës 15–29 vjeç, duke humbur mbi 18 mijë të rinj brenda një viti. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat mbi ecurinë demografike në Europë, në janar të vitit 2025, Shqipëria numëronte 405,800 të rinj të kësaj grup-moshe, rreth 18,300 më pak krahasuar me një vit më parë. Kjo përkthehet në një rënie vjetore 4.3%, një ritëm katër herë më i lartë se ai i Serbisë, e cila regjistroi një tkurrje 1%.

Ndërkohë, vende si Sllovakia, Austria dhe Turqia raportojnë ulje minimale, nën 1%, duke e bërë rastin e Shqipërisë një përjashtim shqetësues në nivel rajonal dhe europian.

Diferenca bëhet edhe më e theksuar kur krahasohet me shtetet që po përjetojnë rritje të popullsisë së re. Spanja +2.8%, dhe Bullgaria e Rumania +2% po regjistrojnë zgjerim të grup-moshës 15–29 vjeç, çka reflekton aftësinë e tyre për të tërhequr ose mbajtur kapitalin njerëzor përmes tregut të punës dhe sistemeve arsimore.

Teksa vende si Zvicra, Islanda dhe shumica e vendeve të Bashkimit Europian po stabilizojnë ose rrisin numrin e të rinjve, Shqipëria vijon të thellojë rënien demografike. Ekspertët theksojnë se nevoja për politika inkurajuese për ndalimin e emigrimit dhe për mbajtjen e rinisë në vend është më urgjente se kurrë.

Sipas të dhënave, tkurrja e rinisë nuk është një fenomen ballkanik, por një problem specifik shqiptar, i cili po e lë vendin pa forcë punëtore aktive dhe pa energji inovative. Humbja e rreth 18,300 të rinjve në një vit nënkupton zhdukjen demografike të një qyteti të tërë të përbërë nga studentë dhe profesionistë të rinj.

Ndërkohë, Gjermania dhe Italia, dy destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar, po shënojnë rritje të popullsisë së re, përkatësisht me 0.50% dhe 0.7%, duke përfituar drejtpërdrejt nga kapitali njerëzor që largohet nga vende si Shqipëria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026