Illinoisi dhe qyteti i Nju Jorkut i bashkohen rrjetit GOARN të Organizatës Botërore të Shëndetësisë

5 Shkurt 2026 | 09:06

Shteti i Illinois dhe qyteti i Nju Jorkut kanë njoftuar se do t’i bashkohen Rrjetit Global të Alarmit dhe Reagimit ndaj Shpërthimeve, GOARN të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky njoftim vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të tërhequr SHBA-në nga ky organ global në vitin 2025.

Guvernatori i Illinois, JB Pritzker bëri njoftimin duke konfirmuar se ky shtet do të bëhet pjesë e rrjetit ndërkombëtar për monitorimin dhe reagimin ndaj shpërthimeve globale të sëmundjeve.

Ky është shteti i dytë amerikan që i bashkohet rrjetit, pasi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, gjithashtu një demokrat, bëri këtë veprim më 23 janar.

 “Duke u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Donald Trump ka minuar shkencën dhe ka dobësuar aftësinë e kombit tonë për të zbuluar dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve globale shëndetësore. Unë refuzoj të rri duarkryq dhe ta lejoj këtë të ndodhë”, tha Pritzker.

Pas vendimit të Illinois, departamenti i shëndetësisë i Qytetit të Nju Jorkut bëri një njoftim të ngjashëm të mërkurën.

“Duke iu bashkuar GOARN, Qyteti i Nju Jorkut fiton akses në një rrjet global prej mbi 360 institucionesh dhe organizatash që i përgjigjen ngjarjeve akute të shëndetit publik me vendosjen e stafit dhe burimeve në vendet e prekura”, thuhej në njoftim.

Me një buxhet vjetor prej 1.6 miliardë dollarësh dhe më shumë se 7,000 punonjës, departamenti i shëndetësisë i qytetit të Nju Jorkut është një nga agjencitë më të mëdha të shëndetit publik në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditje e madhe në El Salvador, sekuestrohen 6.68 ton kokainë me vlerë 167 milionë dollarë

Autoritetet në El Salvador kanë sekuestruar një sasi të madhe kokaine gjatë dy operacioneve detare në Oqeanin Paqësor, bëri të ditur presidenti Nayib Bukele. Sipas...
14:44 | 21/06/2026

Presidenti iranian: Nuk synojmë bombën atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani nuk synon të sigurojë një bombë atomike, por do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e...
14:39 | 21/06/2026

Mediat britanike: Kryeministri Keir Starmer pritet të japë dorëheqjen të hënën

Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të japë dorëheqjen të hënën dhe të njoftojë një afat kohor për largimin e tij, raportoi “Observer”, ndërsa një burim...
09:20 | 21/06/2026