Aktivistë të VV në protestë? Nurellari: Fakenews! Përdorën edhe tifozët

21 Qershor 2026 | 15:34

Këtë të dielë në edicionin informativ me moderatore Alba Xhanin ka qenë i ftuar analisti Adri Nurellari i cili ka bërë një analizë të zhvillimeve politike në Shqipëri dhe Kosovë. Nurellari është pyetur dhe për zërat dhe lajmet ku thuhet se qytetarë dhe ligjvënës nga Kosova kanë marrë pjesë në Tiranë, ku sipas analistit  nuk janë të vërteta.

Moderatorja Xhani Pyetje: Do më japësh edhe një qasje tjetër sa i takon Kosovës? Shumë akuza që mund t’u kenë ardhur aktivistëve të Vetëvendosjes dhe nga ana tjetër edhe për deputetë apo ligjvënës të Kosovës që marrin pjesë në këtë protestë, a e “imlikojnë” ose e bëjnë pis, nëse këto janë të vërteta?

Nurellari: Nuk e di cili deputet ka dalë në protestë, por ajo që di dhe që është shumë qesharake, dhe që ka qarkulluar shumë dje, ishte një video e para tre javëve e tifozëve të Kaçanikut dhe Lepencit, që më në fund u rikthyen në Ligën e Parë të kampionatit të Kosovës. Ajo video u përhap nga mediat pranë qeverisë dhe nga figura pranë qeverisë si provë e akuzës që bëri kryeministri, se gjoja po vijnë nga Kosova dhe Tetova dhe po hedhin gurin e po fshehin dorën. Pra, një rast klasik i fake neës-it, i luftës hibride, i dezinformimit dhe i mashtrimit të opinionit publik, që është edhe i shëmtuar, sepse në fund të fundit, kush do të vinte katër orë rrugë nga Kaçaniku deri këtu me rimorkio kamioni në pikë të vapës? Dhe e dyta, janë bashkëkombasit tanë, janë aksionarë në këto troje, njësoj siç jemi edhe ne këtu. Dhe e treta është banale, sepse mjafton një Google search për të kuptuar se pse aty është Lepenci dhe jo, për shembull, Lugu i Zallit, Flamurago apo Narta, sepse është një grup tifozësh që po festojnë në fillim të qershorit, pasi ekipi i tyre hyri në Ligën e Parë të kampionatit.

Pyetje nga Alba Xhani: Po nëse vijnë vërtet nga Vetëvendosja në protestë, pra këto teza verifikohen më vonë?

Nurellari: Shiko, janë të mirëseardhur kushdo shqiptar që vjen. Janë të mirëseardhur, askush nuk është pronar. Nëse ata vijnë dhe e ndjejnë këtë gjë…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën në vijim. Sipas tij, dita...
13:04 | 04/07/2026

Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur mëngjesin e kësaj të shtune për Euronews Albania me moderatore Alba Xhani. Lamallari ka folur për herë të...
11:11 | 27/06/2026

Analisti: Presidenti të shkonte në shesh dhe të dëgjonte protestuesit

Analisti Ben Andoni, i ftuar në Euronews me gazetaren Alba Xhani, ka komentuar protestat që sot hyjnë në ditën e 22-të. Duke thënë se nuk...
14:05 | 21/06/2026