Sulm me thikë në një çerdhe në Rusi, plagoset një mësuese, autori ishte i dehur
Këtë të të enjte, një burrë i armatosur me thikë hyri me forcë në një çerdhe në qytetin Buguruslan të Rajonit të Orenburgut, Rusi, duke plagosur një mësuese.
Mediat e huaja raportojnë se asnjë fëmijë nuk u lëndua gjatë incidentit.
Sipas Drejtorisë Kryesore të Ministrisë së Brendshme për Rajonin e Orenburgut, sulmuesi, një banor vendas 25-vjeçar, hapi me forcë një derë anësore të çerdhes dhe kërcënoi stafin. Mësuesit arritën ta nënshtronin dhe ta vendosnin në bodrum, ku më pas njoftuan autoritetet.
Hetuesit e kanë identifikuar dhe ndaluar autprin, duke ngritur çështje penale për vrasje në tentativë dhe neglizhencë. Sipas raportimeve, ai ishte në gjendje të dehur. Guvernatori rajonal, Yevgeny Solntsev, shprehet se po mbikëqyr reagimin e autoriteteve, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë vendin e ngjarjes dhe po marrin në pyetje dëshmitarët okularë.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës