Manjani: Edhe SPAK dhe GJKKO kërkuan rritje page

5 Shkurt 2026 | 22:01

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se edhe gjyqtarët e GJKKO dhe prokurorët e SPAK kanë kërkuar rritje të pagave.

Ai tregoi se kërkesa e gjyqtarëve lidhet me ndryshimin e ligjit në vitin 2023, që sipas tyre sjell pasoja financiare dhe pengon rritjen progresive të pagave për këtë kategori.

“Kërkesa e gjyqtarëve për pagat lidhet me heqjen e referencës së pagave të gjyqtarëve nga ajo e drejtorit të përgjithshëm në Këshillin e Ministrave me atë të presidentit të republikës. Kjo pasi pagat e shërbimit civil rriten më shpesh se paga e presidentit… I është bashkuar edhe SPAK dhe GJKKO. Kjo kërkesë do t’i prekë edhe ata, edhe vetë Gjykatën Kushtetuese qe ka rrogën më të lartë se presidenti”, tha Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha në emisionin Now në Euronews Albania se duhet të ketë një dosje të deklasifikuar lidhur me agjenturat e pretenduara...
22:33 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

“Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar disa nga episodet e ndodhura gjatë protestës në Tiranë, duke deklaruar se disa veprime të regjistruara gjatë tubimit...
22:09 | 24/06/2026