Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, policia dhe zjarrfikësja në vendngjarje
Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 10 Korriku , në zonën e Lungomares , në ambientet e një apartamenti, konkretisht në ballkonin e tij.
Mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë nga ku kanë konstatuar se bombola ka pësuar një defekt, duke shkaktuar rrjedhje gazi dhe më pas shpërthim zjarri. Si pasojë, është dëmtuar një pjesë e dhomës së apartamentit, si edhe ballkoni ku qëndronte bombula e gazit për gatim.
Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar dhe policia, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vënë situatën nën kontroll. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:51, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në banesën e shtetasit N. M., 68 vjeç, në pjesën e ballkonit, ka rënë zjarr pasi ka plasur një bombol gazi.
Me ndërhyrjen e zjarrfikësve, zjarri u fik.
Nga verifikimet e para nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
“Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
- 21:18 Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë
- 21:15 Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 21:02 Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
- 20:47 Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit