Miliona amerikanë në alarm, i ftohti ekstrem përfshin Bregun Lindor

9 Shkurt 2026 | 07:29

Gati 80 milionë amerikanë përgjatë Bregut Lindor janë në alarm për një valë të fortë ajri arktik këtë javë. Paralajmërime për të ftohtë ekstrem janë në fuqi në pjesën më të madhe të verilindjes dhe rajonit Mid-Atlantik.

Temperaturat kanë rënë tashmë në nivele ngrirëse nga Liqenet e Mëdha deri në Karolina që herët të shtunën, dhe priten vlera edhe më të ulëta në vazhdim. Krahas temperaturave tejet të ulëta dhe erës së fortë, reshjet e dëborës po pakësohen tashmë në zonat bregdetare të New England.

Me temperaturat minimale që zbresin në shifra nën minus për shumicën e verilindjes dhe me erërat që vazhdojnë të fryjnë fort, temperaturat nga era do të jenë nën zero në të gjithë rajonin.

Paralajmërime për të ftohtin ekstrem janë në fuqi në pjesën më të madhe të verilindjes, përfshirë Pensilvaninë, Nju Xhersin, Nju Jorkun, Konektikatin, Masaçusetsin dhe Vermontin.

Qytete si Nju Jorku, Bostoni dhe Buffalo do të përjetojnë temperatura deri në minus 10 gradë. Ngrirja e lëkurës së ekspozuar mund të ndodhë për vetëm 30 minuta ose edhe më pak gjatë periudhave më ekstreme të të ftohtit.

Sipas metorologëve, Nju Jorku po përjeton dimrin më të ftohtë në më shumë se 20 vjet. Hera e fundit që ishte kaq ftohtë deri në javën e parë të shkurtit ishte gjatë dimrit 2002-2003. Bostoni po përjeton dimrin më të ftohtë në më shumë se një dekadë.

Ndërkohë, zonat në veri të shtetit të Nju Jorkut dhe në veriun e largët të New England mund të përjetojnë temperatura të ndjera nga era deri në minus 20 dhe minus 30 gradë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026