Dhunimi i Cakranit, reagon Dhoma e Avokatisë: Autorët të dalin para drejtësisë

9 Shkurt 2026 | 14:03

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar pas dhunimit, në mbrëmjen e së hënës, të avokatit Kujtim Cakrani, duke shprehur mbështetjen e plotë njerëzore dhe duke i uruar shërim të shpejtë kolegut dhe anëtarit të saj.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Dhoma e Avokatisë e dënon ngjarjen, duke e cilësuar dhunën si një mjet të papranueshëm me lëndime fizike. Ajo kërkon nga organet e zbatimit të ligjit vënien përpara drejtësisë të autorëve të dyshuar, zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe parandalimin e situatave të ngjashme.

“Duke dënuar dhunën si një mjet të papranueshëm me lëndime fizike, Dhoma kërkon nga organet e zbatimit të ligjit vënien përpara drejtësisë të autorëve të dyshuar. Ky nuk është një rast i izoluar dhe i bëjmë thirrje institucioneve të monitorojnë çdo rast që, nga sallat e gjykimit dhe dyert e drejtësisë, përfundon në rrugë, duke cenuar figurën dhe autoritetin e avokatit”, thuhet në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026