Evropianët shmangin SHBA-në, kërkesa për udhëtime në Emirate të Bashkuara Arabe dhe Azi
Evropianët po rezervojnë më pak udhëtime për në SHBA, tha operatori më i madh i udhëtimeve në Evropë, ndërsa dëshira për udhëtime të gjata po zvogëlohet teksa shqetësimet vazhdojnë rreth politikave të emigracionit të presidentit amerikan, Donald Trump.
Tui, e cila merr shumicën e rezervimeve të saj nga klientët në Evropë, thekson se ka pikasur kërkesa dukshëm më të ulëta për udhëtime në SHBA. Drejtori ekzekutiv i Tui, Sebastian Ebel theksoi se po rritet kërkesa për në Karaibe.
“Ajo që shohim është rritja e biznesit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Azi. Ne gjithashtu shohim kërkesën evropiane për Karaibe, e cila për shkak të kapacitetit nuk kishte qenë përparësia më e madhe në të kaluarën, por tani atje shohim përsëri potencial për t’u rritur,” theksoi ai.
Kjo vjen mes shenjave se kërkesa për udhëtime të gjata përtej Atlantikut po zvogëlohet. Një raport nga Komisioni Evropian i Udhëtimeve, i cili anketoi udhëtarë nga Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja, zbuloi se 42% e udhëtarëve me udhëtime të gjata po merrnin në konsideratë një udhëtim në Evropë këtë vit, nga 45% vitin e kaluar.
Në SHBA, 34% kishin ndërmend të udhëtonin në Evropë, nga 37%. Në Evropë, disa vende kanë lëshuar këshilla në lidhje me udhëtimet në SHBA për shkak të kontrollit më të rreptë kufitar, ndalimit të disa vizitorëve dhe protestave ndaj agjencisë së Imigracionit dhe Doganave (ICE) .
Që kur Trump mori detyrën, nga kufiri amerikan kanë dalë raportime për turistë që ndalohen dhe merren në pyetje , njerëz me leje pune të dërguar në qendrat e paraburgimit të ICE dhe njerëz që deportohen padrejtësish.
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës