Policia e Kosovës aksion në Veri, sekuestrohen granata dhe uniforma policie
Në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina të Zubin Potokut policia e Kosovës gjeti dhe sekuestroi gjashtë granata dhe uniforma të policisë së Kosovës.
“Më 10.2.2026, rreth orës 23:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë-Veri, gjatë patrullimit kanë pranuar informacion se në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina Zubin, ka mjete të dyshuara ilegale. Pas kontrollit, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar: 6 granata dore dhe 2 këmisha të Policisë së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ndërhyri edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila i tërhoqi mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
Deri tani nuk u raportua për ndonjë të arrestuar.
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti