Vetëvendosje dorëzon propozimin për Albin Kurtin si Kryeministër për Qeverinë e re
Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Arbërie Nagavci, i dorëzoi Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e Albin Kurtit si kryeministër për formimin e qeverisë së re. Ky hap vjen pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën.
“Hapi i radhës është vazhdimi me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re. Faleminderit qytetarëve për besimin!” – tha Nagavci.
Kujtojmë që sot nisi seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e cila u drejtua nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV). Fillimisht u formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Pas përfundimit të këtij procesi, deputetët e legjislaturës së dhjetë bënë betimin solemn, duke marrë zyrtarisht mandatin e tyre.
Në rend dite, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit u bë me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje, ku Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare me 66 vota. Seanca vazhdoi më pas me procedurat për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Paralajmërimi i Odës Amerikane: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në
Raportuesi për Kosovën në PE: Duhet të marrë statusin e kandidatit për BE
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Të përfundojë sjellja refuzuese e ish-opozitës
- 11:27 Paralajmërimi i Odës Amerikane: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në
- 11:24 Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin për financimin e partive politike, rekomandon disa përmirësime
- 11:20 Deputetja Koçeku: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, nuk e lë pa iu shkatërruar
- 11:10 Kapet në Tiranë 41-vjeçari i kërkuar për plagosje të dyfishtë, i sekuestrohet pistoletë, thikë dhe drogë
- 11:06 Miliona tifozë në Kupën e Botës 2026, cili vend ka pjesëmarrjen më të lartë të tyre
- 10:46 Kina dërgon grup satelitësh interneti në hapësirë