Portugalia synon Mourinhon pas Botërorit 2026, Benfica gati planin B
Federata Portugeze e Futbollit po mendon për të ardhmen dhe emri që kryeson listën është ai i José Mourinhos. Sipas raportimeve të “ESPN”, drejtuesit luzitanë janë duke përgatitur një ofertë zyrtare për trajnerin aktual të Benficas, me synimin që ai të marrë drejtimin e kombëtares pas përfundimit të Botërorit 2026.
Roberto Martinez është nën kontratë deri në fund të këtij kompeticioni, ku Portugalia do të paraqitet si një nga pretendentet kryesore për trofeun. Megjithatë, diskutimet për pasuesin e tij kanë nisur që tani.
Nëse Mourinho vendos të pranojë sfidën për të drejtuar përfaqësuesen e vendit të tij – një dëshirë që e ka shprehur edhe më parë – atëherë Benfica pritet të lëvizë shpejt për të siguruar Ruben Amorim si zëvendësues.
Një lëvizje e tillë do të sillte ndryshime të rëndësishme në futbollin portugez, duke hapur një kapitull të ri pas Kupës së Botës 2026.
Shifrat e pabesueshme të Messit
9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
Federata e Futbollit të Uruguait anulon fluturimin çarter të lojtarëve nga Kupa e Botës si ndëshkim
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike