Artan Hoxha: Ja cili do jetë fati i protestuesve të arrestuar nga policia pas protestës
Gazetari, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën kombëtarë të PD-së të zhvilluar të martën para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Hoxha theksoi se reagimi i policisë ndaj protestuesve ishte i madh ndërsa ata nuk përbënin ndonjë kërcënim.
Sa i përket personave të arrestuar lidhur me incidentet e regjistruara në protestë, Hoxha theksoi se edhe në protestat e mëparshme ata janë liruara nga Gjykata. Sipas tij, gjykata ka konstatuar se protestuesit e arrestuar nuk ishin kërcënim për rendin.
“Tani edhe në protestat e mëparshme, edhe pse është përdorur pothuaj e njëjta gjuhë, afërsisht e njëjta gjuhë personat që janë arrestuar janë liruar nga drejtësia nga gjykata. Pra gjykata ndryshe nga ç’ thonë këta, nuk ka konstatuar në atë rast që qytetarët që janë arrestuar kanë rrezikshmëri dhe kërcënim për rendin kushtetues.
E ka vendosur gjykata, gjykata e republikës ajo. Pra gjykata deri tani nuk i ka dhënë të drejtë as kryeministrit dhe as ministrit se i ka liruar njerëzit. I ka hetuar në gjendje të lirë po i ka liruar. Ndërkohë në rastin e fundit palët mundohet të kapen mbas bilancit. Por thashë edhe njëherë, në një situatë ku kemi protestues dhe polici të stërvitur, pjesën kryesore të përgjegjësisë e mban policia se ai është i trajnuar dhe i stërvitur për ta përballuar atë situatë.
Pra polici është i mbrojtur, është me skafandër, është me mburojë, mund të jetë dhe me jelek brenda, është me pajisje kundër gaz. Pra është i trajnuar, protestuesi aty mund të jetë sepse në një grup mund të jenë 100 persona por njëri është aktiv.
Po ti tani të 100 ata personat, ai qytetar i thjeshtë, familjar mund të jetë me vajzën, mund të jetë me motrën, me vëllain, me një me një të sëmurë aty. Pra që ka ardhur të protestojë si çdo njeri, ka të drejtën e protestës. Nuk mund të reagosh në atë lloj forme kur ata nuk përbëjnë kërcënim”, tha ai.
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse