Kriza ekonomike në Kubë, dy anije të Marinës meksikane dërgojnë 814 ton ndihma humanitare

12 Shkurt 2026 | 20:09

Dy anije të Marinës Meksikane, të ngarkuara me ndihma humanitare, mbërritën këtë të enjte në Kubë, e cila po kalon një krizë shumë të rëndë ekonomike. Dy anijet që transportonin më shumë se 800 ton ndihma humanitare në emër të presidentes meksikane Claudia Sheinbaum, hynë në gjirin e portit të Havanës herët në mëngjes.

Meksika po përpiqet gjithashtu të negociojë një dërgesë të mundshme nafte në Kubë, pa u përballur me sanksione nga Shtetet e Bashkuara, të cilat po kërcënojnë të vendosin tarifa për çdo vend që furnizon Havanën me karburant.

Sipas qeverisë meksikane, dy ngarkesat që mbërritën sot, me një total prej 814 tonësh, përfshijnë kryesisht qumësht pluhur, produkte mishi, biskota, karrota, oriz dhe artikuj higjiene personale.

Havana akuzon Presidentin e SHBA-së Donald Trump se dëshiron të “mbytë” ekonominë e ishullit, ku që nga e hëna janë marrë masa të jashtëzakonshme shtrënguese: benzina shpërndahet me racion, shërbimet qeveritare funksionojnë vetëm katër ditë në javë. Gjithashtu është imponuar puna në distancë dhe mësimet universitare po zhvillohen nga distanca.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026