Trump: Do të ndodhë shumë shpejt, brenda një muaji mund të kemi një marrëveshje me Iranin

12 Shkurt 2026 | 21:05

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar përsëri se është i hapur ndaj mundësisë së një marrëveshjeje me Iranin. Ai gjithashtu nuk e përjashton një rast dështimi i cili mund të shkojë deri në ndërhyrje ushtarake, siç la të kuptohej. 

“Duhet të bëjmë një marrëveshje, përndryshe do të jetë shumë traumatike”, shtoi ai. 

Kur u pyet nga një gazetar nëse kishte një kohë të përcaktuar për marrëveshjen me Iranin, Trump u përgjigj se do të ndodhë shpejt.

“Mendoj muajin tjetër ose diçka e tillë. Do të ndodhë shumë shpejt. Do të flas me iranianët për aq kohë sa të dua”, tha ai.


Ai shtoi se nëse nuk arrijnë të bëjmë një marrëveshje me ta, do të kalojnë në fazën e dytë.

“Faza e dytë do të jetë shumë e vështirë për ta dhe unë nuk e dua këtë. Nuk është shumë e drejtë dhe shumë e mirë, do të jetë shumë e vështirë për Iranin”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026