Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një moment vendimtar

13 Shkurt 2026 | 11:37

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC) , duke thënë se bota ndodhet në një “moment vendimtar”.

“Bota po ndryshon shumë shpejt para syve tanë. Bota e vjetër ka ikur – sinqerisht, bota në të cilën u rrita – dhe ne jetojmë në një epokë të re në gjeopolitikë, dhe kjo do të kërkojë nga të gjithë ne që të rishqyrtojmë se si duket kjo dhe cili do të jetë roli ynë,” tha Rubio në komentet para nisjes nga baza ajrore Andrews në Maryland.

Rubio tha se ka gjasa të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky më 14 shkurt, kur ai të arrijë, megjithëse nuk ishte “100 për qind” i sigurt se takimi do të ndodhë.

I pyetur për sulmet e vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, të cilat kanë zhytur qindra mijëra njerëz në të ftohtë dhe errësirë gjatë dimrit, Rubio tha se kjo është arsyeja pse Uashingtoni po vazhdon përpjekjet e tij për paqe.

“Njerëzit po vuajnë. Është koha më e ftohtë e vitit. Është vuajtje e paimagjinueshme,” shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, i tha Radios Evropa e Lirë se pret të flasë gjithashtu me Rubion.

“Ne do të jemi të interesuar [të vazhdojmë] kontaktet tona të rregullta në nivelet më të larta,” tha Sybiha, i cili mirëpriti vizitorë, përfshirë Ministrin e Jashtëm gjerman, Johann ëadephul, në një ekspozitë dronësh në “Shtëpinë e Ukrainës” në Mynih.

“Vetëm [presidenti amerikan Donald] Trump mund ta përfundojë luftën, vetëm pala amerikane,” i tha Sybiha REL-it.

Organizatorët e MSC-së thanë se ngjarja e këtij viti është më e madhja ndonjëherë, me më shumë se 1,000 delegatë, përfshirë rreth 50 krerë qeverish dhe diplomatë të lartë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjithashtu ka konfirmuar se është nisur për të marrë pjesë në konferencë më 13 shkurt, ndërkaq presidentja Vjosa Osmani ka anuluar pjesëmarrjen e saj “për shkak të “angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit”.

Konferenca e Mynihut po zhvillohet në një kohë trazirash globale, me mundësinë e sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit, me pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia që po i afrohet përvjetorit të katërt dhe me tensione lidhur me të ardhmen e aleancës transatlantike të NATO-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se “po përpiqet të shkaktojë përçarje” në Mbretërinë e Bashkuar, pas vrasjes së Henry...
16:02 | 04/06/2026

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026