Plagosja me armë e 18-vjeçares në hotelin e Vladimir Gjutës, zbardhen detaje, në kërkim edhe i dashuri

14 Shkurt 2026 | 09:50

Dy persona u arrestuan dhe 3 të tjerë u shpallën në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur pak pas mesnatës në një hotel në zonën e Saukut ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hotelin e Vladimir Gjutës një emër i njohur për drejtësinë. Ai u arrestua më 20 shkurt të 2020 pasi u kap me armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, vend ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta), janë dy personat e arrestuar në lidhje me plagosjen e 18-vjeçares N.M., të ndodhur në biznesin e tyre në Sauk.

Në kërkim janë shpallur babë e bir, Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta dhe Elvir Gjuta.

Mësohet se 22-vjeçari i shpallur në kërkim është i dashuri i vajzës së plagosur dhe djali i të arrestuarës. Vajza e cila dyshohet se ka qëlluar veten, në dëshminë paraprake është shprehur se ka bërë disa gabime në jetë. Të arrestuarit janë nëna dhe xhaxhi i 22-vjeçarit Erisjaldo Gjuta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit

Një zjarr masiv ka përfshirë një pjesë të kodrinave të Qafë Thanës para pak minutash. Sipas raportimeve, zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e...
11:58 | 20/07/2026

Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve

Këtë të enjte do te zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Seanca pritet të nisë në orën 12:00 ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur para...
11:57 | 20/07/2026

Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)

Teksa deputetët po mbërrijnë në ambientet e Kuvendit, protestuesit i kanë pritur duke hedhur vezë në drejtim të mjeteve të tyre. Ata gjithashtu kanë bërë...
11:45 | 20/07/2026