E akuzuan se helmoi Alexei Navalny me toksinë bretkose, Rusia i kundërpërgjigjet Britanisë dhe aleatëve

14 Shkurt 2026 | 21:48

Kremlini këtë të shtunë është kundërpërgjigjur ndaj pretendimeve nga Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e tjerë se udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny u vra nga një toksinë e bretkosës “dart frog”, ndërsa vuante dënimin në një burg rus në vitin 2024.

Maria Zakharova, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, tha se akuzat “janë një fushatë dezinformimi nga Perëndimi”.

“Do të ketë rezultate të analizave, do të ketë formula të substancave, do të ketë një koment. Pa këtë, të gjitha bisedimet dhe deklaratat janë një fushatë informuese që synon të largojë vëmendjen nga problemet urgjente të Perëndimit”, tha ajo.

Sakaq, Ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar ka mbajtur një reagim të ngjashë, ku thotë:

“Ky nuk është një kërkim për drejtësi, por një tallje me të vdekurit. Edhe pas vdekjes së një qytetari rus, Londra dhe kryeqytetet evropiane nuk mund t’i japin atij paqe, gjë që flet shumë për nxitësit e kësaj fushate”,

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026