Dronët ukrainas sulmojnë portin rus të Tamanit
Porti rus i Tamanit në Detin e Zi, i cili merret me produkte nafte, drithëra, qymyr dhe mallra, është dëmtuar nga një sulm me dron ukrainas.
Guvernatori i rajonit rus Krasnodar, Veniamin Kondratyev theksoi se dy persona u plagosën ndërsa një rezervuar nafte, depo dhe terminale u dëmtuan në fshatin Volna, vendi ku ndodhet porti i Tamanit.
Kondratyev tha se më shumë se 100 njerëz punuan për të shuar disa zjarre në port. Ukraina ka rinisur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse në ditët e fundit pasi skadoi një moratorium i ndërmjetësuar nga SHBA-ja për sulme të tilla.
Rusia ka synuar vazhdimisht infrastrukturën e energjisë dhe shërbimeve në Ukrainë, duke ndërprerë ngrohjen dhe energjinë elektrike për qindra mijëra njerëz në mes të një dimri jashtëzakonisht të ftohtë.
Burime të industrisë theksojnë se rreth 4.16 milionë ton metrikë produktesh nafte u transportuan përmes Tamanit vitin e kaluar.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)