Flet ambasadorja e Shqipërisë në Turqi: Ja si e nxorrëm Eva Dumanin nga kampi i “ferrit”
Blerta Kadzadej, ambasadorja e Shqipërisë në Turqi, ka folur për Review në Euronews Albania me Greta Topjanën për riatdhesimin e Eva Dumanit pas 12 vitesh nga kampi Al-Hol në Siri. Ambasadorja ndau detaje nga operacioni i vështirë për ta nxjerrë të renë, e cila rrinte atje prej 12 vitesh.
“Ju keni shumë të drejtë, ky ishte një rast njerëzor fundi i një kalvari të gjatë të dy fëmijëve, të cilët duhet të jetonin jetën fëmijërore sic i takon të gjithëve, por që patën një fatkeqësi. Kemi nisur në datën 5 për riatdhesimin e Evës nga Kampi Al-Hol dhe i kemi marrë nga Ministria për Evropën e Jashtme, e cila ishte përgjegjëse. Ky ishte një rast kompleks. Kërkoi bashkëpunimin me shumë institucione dhe me diplomatët e Turqisë. Gjithashtu koordinimi me autoritetet turke, që ishte i përkryer, kërkonte një trajtim më të përmbledhur nga mediatizimi i tepërt dhe nga ana njerëzore.
Ju e nisët emisionin duke thënë se ajo u fut në Turqi nga kampet e Sirisë. Kryem procedurat dhe protokollet dhe rastet, që të bëhet gjithçka me koordinim, kërkon kohën e duhur dhe trajtimin e duhur nga autoritetet vendore. Ne duhet të respektojmë rregullat e shtetit pritës. Autoritetet turke e kanë bërë pa dyshuar.” – tha ambasadorja.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni