Edoardo Bove rikthehet në fushë pas 440 ditësh, debuton me Watford FC në Championship
Pas 440 ditësh mungesë, Edoardo Bove është rikthyer në fushën e blertë. Mesfushori italian i lindur në vitin 2002 ka nisur një kapitull të ri në karrierë, duke debutuar në Championship me fanellën e Watfordit.
Ish-lojtari i AS Roma dhe ACF Fiorentina u aktivizua në minutat shtesë të sfidës ndaj Preston North End, që përfundoi në barazim 2-2. Bove mbajti fanellën me numrin 15 dhe luajti 11 minuta në total. Në përfundim të ndeshjes, ai u shfaq i emocionuar, duke përqafuar partneren e tij në tribunë – një moment simbolik i rikthimit pas një periudhe të vështirë.
Nuk mund të luajë më në Itali
Më 1 dhjetor 2024, gjatë sfidës së Serie A mes Fiorentinës dhe Interit, Bove pësoi një arrest kardiak në fushë. Hetimet zbuluan një aritmi ventrikulare dhe lojtari iu nënshtrua vendosjes së një defibrilatori nënlëkuror.
Sipas rregulloreve sportive në Itali, futbollistët me pajisje të tilla mjekësore nuk lejohen të aktivizohen në kompeticionet zyrtare, çka e detyroi 23-vjeçarin të vijojë karrierën jashtë vendit.
Një situatë e ngjashme me atë të Christian Eriksen, i cili pas episodit kardiak në Euro 2020 u rikthye në fushë në Angli.
Kontrata me Watfordin
Para transferimit në Angli, Bove ndërpreu kontratën me Romën, ku ishte rikthyer pas huazimit te Fiorentina. Ai firmosi me Watfordin një kontratë deri në qershor 2026, me opsion rinovimi edhe për pesë vite të tjera. Paga e tij raportohet të jetë rreth 100 mijë euro në sezon.
Watfordi, që militon në Championship, synon rikthimin në Premier League, ndërsa për Bove ky është një fillim i ri larg Italisë, por me synimin për të rikthyer plotësisht karrierën në nivelet më të larta.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut