Inter mposht Juventusin 3-2, polemika për kartonin e kuq

16 Shkurt 2026 | 15:14

Spektakolar rezultoi derbi mes Interit dhe Juventusit, i fituar nga zikaltërit me rezultatin 3-2. 90 minuta të luftuara nga të dyja skuadrat, por sigurisht që nuk munguan polemikat, pas një vendimi të diskutueshëm të gjyqtarit kryesor, Federico La Penna. Në tërësi, Interi luajti më mirë, pasi prej minutës së 42-të bardhezinjtë ishin me një lojtar më pak në fushë.

Interi gjeti avantazhin pas një autogoli të Andrea Cambiaso në minutën e 17-të. Ishte po ai futbollist që riktheu ekuilibrat brenda pjesës së parë. I ndëshkuar fillimisht me karton të verdhë, Kalulu provoi t’i ndërhynte kundërshtarit Alessandro Bastoni dhe, edhe pse kontakti u duk minimal, gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, që u përkthye në të kuq. Ky episod shkaktoi polemika, ndërsa opinioni sportiv në Itali e kritikoi vendimin e 42-vjeçarit.

Interi gjeti golin e dytë me Francesco Pio Esposito në minutën e 76-të, por Juventusi u hodh i gjithi në sulm edhe pse me 10 lojtarë dhe barazoi shifrat me Manuel Locatelli. Asgjë nuk kishte përfunduar aty, pasi një goditje e Piotr Zieliński në hyrje të zonës u ndal në rrjetë në minutën e 90-të, duke i dhënë fitoren zikaltërve, e cila është e 20-ta sezonale.

Standings provided by Sofascore
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026