Festimet për 18-vjetorin e Pavarësisë, Policia e Kosovës publikon planin e masave të sigurisë
Me rastin e 18-të vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Policia e Kosovës njoftoi se ka hartuar një plan të veçantë operativ për të siguruar mbarëvajtjen e ceremonive festive të parashikuara për tu organizuar ditën e martë.
Sipas njoftimit zyrtar, bazuar në agjendën shtetërore, ku përfshihen aktivitete të ndryshme, përfshirë parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës (PK), në disa segmente rrugore të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.
Ndërprerjet do të fillojnë nga ora 07:00 dhe do të prekin rrugët: Fehmi Agani, Luan Haradinaj, Kostra Novakoviq, rruga Tiranës – hekurudhës (një korsi në kthim), si dhe rruga Robert Doll (një korsi për parkimin e autobusëve dhe kamionëve të personelit të PK-së dhe FSK-së).
Policia apelon tek qytetarët që të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative, ku do të kujdesen njësitë policore të trafikut për orientimin dhe lehtësimin e qarkullimit.
“Në këtë ditë të veçantë, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, dhe i falënderojmë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta