PE çaktivizon inteligjencën artificiale në tabletët e deputetëve për arsye sigurie
Parlamenti Europian (PE) ka çaktivizuar funksionet e inteligjencës artificiale (IA) në tabletët e deputetëve, për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave, sipas një emaili të dërguar sot eurodeputetëve, mëson Euraktiv.
Sipas email-it, vendimi për të bllokuar mjetet e inteligjencës artificiale, duke përfshirë asistentët e shkrimit dhe asistentët virtualë, u mor bazuar në rekomandimet e ekipeve të sigurisë kibernetike dhe privatësisë të PE-së.
“Vlerësimet kanë treguar se disa nga këto veçori përdorin shërbime cloud për detyra që mund të kryhen lokalisht, duke dërguar të dhëna jashtë pajisjes”, thuhet në email, duke vënë në dukje se aktualisht po kryhen analiza shtesë për të përcaktuar “shkallën e të dhënave të ndara me ofruesit”.
“Derisa kjo të sqarohet plotësisht, konsiderohet më e sigurt që këto funksione të mbahen të çaktivizuara”, shtoi deklarata.
Sipas dokumentit, përjashtohen vetëm “karakteristikat e integruara të IA-së”, siç janë asistentët e shkrimit dhe përmbledhja e tekstit, asistentët virtualë të avancuar dhe përmbledhjet e faqeve të internetit, ndërsa aplikacionet e palëve të treta dhe mjetet e tjera të përditshme mbeten aktive, megjithëse ato mund të përdorin gjithashtu karakteristika të IA-së.
Gjithashtu, sipas Euraktiv, PE-ja u udhëzoi deputetëve të zbatojnë masa paraprake të ngjashme në pajisjet personale, duke përfshirë shqyrtimin dhe çaktivizimin e funksioneve të panevojshme të inteligjencës artificiale, kufizimin e lejeve të aplikacioneve dhe shmangien e ekspozimit të emaileve ose dokumenteve të punës ndaj teknologjive të inteligjencës artificiale.
Vendimi vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian po e rishqyrton gjithnjë e më shumë mbështetjen e tij në platformat dixhitale, kryesisht ato amerikane, për shkak të rreziqeve të sigurisë, duke përfshirë aksesin nga autoritetet amerikane sipas ligjeve si Akti i Cloud-it.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)