EMRI/ U pezullua nga detyra për dosjen e AKSH-it, zëvëndësohet Erion Ismaili si nën drejtor i Policisë së Tiranës

17 Shkurt 2026 | 09:01

Lëvizje në kupolën e Policisë së Tiranës. Besmir Dervishi është komanduar në detyrën e nën drejtorit, duke zëvendësuar Erion Ismailin.

Ky i fundit u pezullua nga detyra në kuadër të një aksioni të SPAK, pas hetimeve që lidhen me procedurat e tenderimit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Dervishi nuk është një emër i panjohur për strukturat blu në kryeqytet. Ai ka drejtuar më herët Komisariatin nr. 3 dhe Komisariatin nr. 5 në Tiranë, ndërsa së fundmi mbante postin e shefit të Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026