BE: Greqia duhet të respektojë ligjet ndërkombëtare pavarësisht krizës kufitare

4 Mars 2020 | 19:42

Athina duhet të respektojë ligjet ndërkombëtare pavarësisht krizës së emigrantëve në kufi, tha një zyrtar i lartë i BE-së.

Margaritis Schinas, zv.presidenti i Komisionit Europian ka folur teksa emigrantët vazhdojnë të vijnë në masë kufirin greko-turk.

Mijëra emigrantë janë drejtuar nga Bashkimi Europian pasi presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se nuk i ndalte dot më refugjatët që të largoheshin nga Turqia.

Por në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë ka pasur raportime për dhunë.  

Të mërkurën, Turqia pretendoi se një emigrant ishte vrarë me armë zjarri teksa po kalonte në Greqi, ndërsa autoritetet greke i kanë hedhur poshtë këto akuza.

“Çdo gjë që ndodh në kufijtë tanë të jashtëm, duhet ndjekur në përputhje me ligjin”, tha politikani grek Schinas.

Ai tha se “kishte besim” që pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme, Athina mund ta menaxhojë situatën në përputhje me ligjin”.

Schinas gjithashtu tha se Europa nuk mund të dështojë dy herë mbi menaxhimin e azileve dhe kufijve, duke iu referuar krizës së 2015 kur rreth 1 milion emigrantë vërshuan drejt Bashkimit Europian.

“Unë guxoj të them se ky është shansi ynë i fundit. Europa nuk mund të dështojë dy herë në një objektivë kaq simbolike” tha ai, duke bërë thirrje gjithashtu që të shpërndahen burime të mjaftueshme tek pikat e kontrollit në kufi në buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së, i cili është duke u përpiluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026