Juventus turpërohet keq në Turqi, mundet 5-2 nga Galatasaray
Përgatitja e sfidës së Champions League, me fokus më shumë te episodi Bastoni–Kalulu, duket se nuk i ka bërë aspak mirë bardhezinjve. Juventus është turpëruar keq në Turqi, ku pësoi një humbje të thellë 5-2 nga Galatasaray, rezultat që duket shumë i vështirë për t’u përmbysur në ndeshjen e kthimit në Itali.
Pas një pjese të parë të luftuar, ishin italianët që e mbyllën në avantazh, duke përmbysur golin e Sara për vendasit me dy gola të Koopmeiners.
Megjithatë, në pjesën e dytë situata ndryshoi plotësisht me një dominim total të Galatasaray. Ekipi turk shfrytëzoi çdo gabim të prapavijës bardhezi, duke ndëshkuar fillimisht me Lang dhe më pas me Sanchez.
Kartoni i kuq i Cabal ia lehtësoi edhe më shumë punën vendasve, që shënuan sërish me Lang dhe në fund vulosën gjithçka me Boey.
Në duelet e tjera fitore regjistruan Real Madrid, PSG dhe Dortmund.
Dortmund mposhti pastër Atalantën 2-0, me golat e Guirassy dhe Beier. Në Portugali, Los Blancos arritën një fitore me shumë vuajtje, ku gjithçka u vendos falë një perle të Vinícius Jr., që shënoi golin e vetëm të sfidës. Takimi u karakterizua gjithashtu nga tensione dhe përplasje mes futbollistëve, që çuan edhe në ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes për 11 minuta.
Në derbin francez, PSG përmbysi Monaco-n në transfertë, duke fituar 3-2 pas një disavantazhi 2-0, një rezultat shumë i rëndësishëm për kampionët e Francës.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta