Vrasja e shqiptarit Kevin Muharremi në Itali, merret nën hetim edhe miku i autorit të dyshuar

18 Shkurt 2026 | 11:31

Detaje të reja vijnë nga ngjarje tragjike që ndodhi disa ditë më parë në Montecalvoli, një provincë pranë Pizës, ku 25-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi u qëllua për vdekje nga një bashkëkombas. Natën e së shtunës, pas një sherri të shkurtër në një pub në Montopoli, tensionet u rritën dhe disa orë më vonë, në rrugën “Via della Repubblica”, ky dyshohet se shqiptari Renato Xyke, 20 vjeç, qëlloi me armë drejt makinës ku ndodhej Muharremi, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra tij nga të paktën tre nga pesë të shtënat.

Hetimet janë në zhvillim nga Prokuroria e Pizës për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar motivet. Gjykata konfirmoi arrestimin e Renato Xyke, i cili aktualisht përballet me akuza për vrasje me dashje. Një mik i autorit, që ishte në makinë gjatë të shtënave, është marrë nën hetim ndërsa ka dëshmuar se nuk ishte i vetëdijshëm për armën që mbante Xyke, një Beretta gjysmë-automatike kalibri 7.65, e cila u sekuestrua më vonë pranë shtëpisë së të arrestuarit.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe në median lokale dhe kombëtare, duke nxjerrë në pah tensionet mes të rinjve dhe rreziqet e përplasjeve që mund të eskalojnë deri në dhunë fatale. Për momentin, vrasësi i dyshuar mbetet në burg dhe autoritetet po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen, duke përfshirë analizimin e kamerave të sigurisë, intervistimin e dëshmitarëve dhe verifikimin e të dhënave telefonike.

Renato Xike dhe Kevin Muharremi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026