“EuroGame”, Euronews Albania sjell emisionin dedikuar tërësisht EURO 2020
Sot në kryeqytetin Italisë, Romë, do të luhet ndeshja hapëse e kampionatit evropian EURO 2020, që do të zhvillohet edhe me pjesëmarrjen e tifozëve.
Euronews Albania do jetë pranë shikuesve me emisionin “EuroGame” nën moderimin e Jurgen Zelës dhe Lei Krajës.
Gazetari Zela thotë se shikuesit e Euronews Albania do kenë mundësi të informohen për gjithçka rreth kampionatit evropian të futbollit EURO 2020.
“Ky edicion pritet të këtë shumë emocione, të këtë gola dhe adrenalinë dhe mbi të gjitha të kthejë entuziazmin, të njëjtën qëllim do të kemi edhe ne, që përmes “Eurogame”, të përçojmë tek të gjithë ndjekësit atë që do të ndodhë në 11 qytete të ndryshe të Evropës, ku do të zhvillohet ky kampionat evropian”, tha ai.
Emisioni “EuroGame” do të sjellë për sportdashësit komente profesionale, por edhe analiza tekniko-taktike për 51 sfidat emocionuese.
“Do të jemi së bashku me Lei Krajën, një panel personazhesh si Ylli Shameti dhe Erion Xhafa. Do të kemi analiza tekniko-taktike, të sjella në mënyrë të veçantë. Do të kemi të bëjmë me një risi sa i takon diskutimeve, analizave tekniko-taktike, që do jetë e bukur dhe tërheqëse për audiencën. Do jemi çdo ditë, pavarësisht nëse do ketë apo jo ndeshje. Do jemi të shtrirë në dy orare 20:00-21:00 dhe 23:00-00:00. Do ketë të veçanta dhe statistika”, tha ai.
Mbretëresha e futbollit në Evropë do të kurorëzohet në finalen e 11 korrikut në stadiumin “Wembley” në Londër.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West