Komisioni ‘Xhafaj’ miraton draft-kalendarin vjetor 2026 për mbikëqyrjen parlamentare ndaj disa institucioneve
Në 16 faqe komisioni i Fatmir Xhafaj parashikon që për vitin 2016 të kalojë në filtrin parlamentar zbatimin e ligjeve, rekomandimeve të Bashkimit Evropian, dhe përmbushjen e përparësive të vendosura nga qeveria.
Në këtë filtër është i përfshirë thuajse i gjithë shteti nga ministritë, institucionet e varësisë e deri te ato të pavarura të drejtësisë.
Kalendari i punimeve është i përbërë nga katër pika ku ndër më kryesoret është për bashkëpunimin ndërinstitucional.
Dy çështjet në proces janë siguria në gjykata e prokurori dhe përmbushja e standardeve për parandalimin e pastrimit të parave.
Për këtë të dytën ku përfshihet edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkohet një tryezë e përbashkët me aktorët kryesorë, mes tyre SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Qeveria apo Kuvendi.
Po aq një çështje të përcaktuar si me interesit ë lartë publik është vonesat në çështjet hetimore dhe gjyqësore. Përveç qeverisë e kuvendit kërkohet një tryezë e përbashkët me institucionet e pavarura si KLGJ dhe KLP.
Masat e sigurisë, dënimet alternative, mbipopullimi i burgjeve dhe paraburgimit, procesi i rregullt ligjor dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë çështje po aq me interes të lartë si për publikun dhe për vetë politikën për të cilën komisioni “Xhafaj” do të ushtrojë një mbikëqyrje parlamentare.
Qëllimi është identifikimi i çdo problematike në zbatimin e ligjit dhe në fund hartimi i një raporti apo rezolute me gjetjet, masat dhe rekomandimet përkatëse për secilën institucion nga ato të drejtësisë, të pavarura, pushtetit ekzekutiv e ai vendor.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta