Rivlerësimi i pronave ka ngecur, qeveria duhet të miratojë çmimet e referencës

20 Shkurt 2026 | 15:33

Rivlerësimi i pronave me tatim të ulur 5% nga 15%, mbetet ende një proces i premtuar, edhe pse ka një ligj të botuar që në datën 22 janar që urdhëron zbatimin e tij.

Por pengesë për zbatimin e këtij ligji, për Ministrinë e Financave janë çmimet e referencës së shitblerjes së aparatmenteve, të cilat ende nuk janë miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Për dikasterin, ato janë çuar në Kuvend dhe pasi të marrin dritën jeshile, do të nisë edhe rivlerësimi, nga i cili do të përfitojnë ulje tatimi pronarët që duan të shesin apartamentet e tyre, por do të çlirojë edhe tregun.

Në muajin korrik 2025 Ministria e Financave propozoi ndryshime në VKM me çmimet e referencës së pasurive të paluajtshme, duke përfshirë zona të reja për rrethet.

Sipas dokumentit, në tërësi për zonat rurale janë propozuar çmime fiskale të barabarta me çmimet aktuale që janë në fuqi për rrethet. Të gjitha ndryshimet me harta digjitale dhe tabela të përfunduara nga grupi i punës i janë dërguar për miratim Këshillit të Ministrave.

Me rishikimet që i janë bërë së fundmi çmimeve të referencës qeveria pritet të miratojë një ndarje të re të tyre, tashmë një hartë me 176 zona kadastrale, duke përfshirë më vetë për herë të parë edhe fshatrat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, një të plagosur dhe një rrëmbim ka tronditur sot orët e para të mëngjesit fshatin Velojesh...
10:40 | 24/07/2026

Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)

Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka...
10:27 | 24/07/2026