Mbi 30 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1
Partia Demokratike organizoi këtë të premte protestën e katërt kombëtare, e cila u shoqërua me tensione pasi disa protestues hodhën molotov drejt policisë te Kryeministria dhe te Parlamenti i Shqipërisë. Forcat e rendit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, ujë dhe bomba zhurmuese.
Burime thonë se janë shoqëruar mbi 30 protestues ndërsa në lidhje me këto shoqërime, deputetët e PD-së kanë mbërritur te Komisariati i Policisë Nr. 1, aty ku ndodhen disa nga protestuesit e shoqëruar.
Të shoqëraurit dyshohet se kanë sulmuar me fishekzjarre dhe molotov efektivët dhe godinat e institucioneve.
Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania shihen deputetë të PD-së teksa hyjnë brenda Komisariatit Nr. 1 në Tiranë.
Sipas pretendimeve që vijnë nga Partia Demokratike, 1 prej protestuesve që ndodhet në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është dhunuar nga efektivë të policisë dhe është refuzuar të dërgohej në spital për ndihmë mjekësore.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se, pas insistimit të deputetëve demokratë, ambulanca e ka marrë protestuesin e dhunuar nga policët për ta dërguar në spital. Bardhi, deklaroi se pas protestës së katërt kombëtare të PD-së, po ashtu janë shoqëruar tre të mitur dhe një person me aftësi të kufizuara ndërsa në total tha se janë shoqëruar rreth 41 protestues.
6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës
Protestë në Gjirokastër: Shqipëria nuk është në shitje
Kumbulla del me 150 lekë nga parcela, në treg shitet deri në 350 lekë
- 20:54 Albulena Haxhiu: Numërimi, faza vendimtare. Përgjegjësit të angazhohen në mbrojtjen e vullnetit të popullit
- 20:53 Numërohen 70 % të votave, Albin Kurti në epërsi me 43 %
- 20:49 Zgjedhjet në Kosovë, policia: Procesi i votimit i qetë, 5 të arrestuar
- 20:48 Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%
- 20:42 6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës
- 20:40 Protestë në Gjirokastër: Shqipëria nuk është në shitje