Veliaj mbetet në burg, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për masë më të butë sigurie

24 Shkurt 2026 | 15:07

Apeli i GJKKO ka marrë vendimin këtë të martë dhe ka rrëzuar kërkesen e kryebashkiakut, Erion Veliaj për masë më të butë sigurie.

Veliaj apeloi vendimin e Shkallës së Parë të datës 1 shkurt, të dhënë nga gjyqtarja Etleva Deda, që linte në fuqi arrestin me burg ndaj tij. Veliaj kërkoi një masë më të butë, duke ofruar edhe garanci pasurore.

Gjyqtarja Nertina Kosova gjatë seancës së sotme vendosi miratimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke e lënë Veliaj në Burg.

Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në qeli që nga 10 shkurti, ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa është nën masën e detyrimit për paraqitje. Ata po hetohen nën dyshimet për veprat penale të korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, sot më datë 24.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 68 akti, datë 17.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit E.V: “Ankim kundër vendimit nr. 118, datë 01.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, me një masë sigurimi më të butë si “Garancia pasurore”, parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale ose “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale”, si vijon: –

Miratimin e vendimit nr. 118, datë 01.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. U shpall në Tiranë, sot më datë 24.02.2026″, thuhet në vendim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026