Veliaj u la në burg, avokatja: Kryebashkiaku kërkon të njihet me provat e akuzës, u soll një proces verbal i pavlerë

24 Shkurt 2026 | 15:25

Avokatja e caktuar e kryebashkiakut Erion Veliaj, Valentina Teodoresku ka folur pas vendimit të Apelit të GJKKO-së që rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut për zbutje të masës së sigurisë dhe vijon të lihet në burg.

Avokatja theksoi se gjatë seancës janë paraqitur të njëjtat prova nga akuza, për të cilat Veliaj ka kërkuar që të njihej me këto kërkesa.

“Veliaj kërkoi të njihej me provat e akuzës. Akuza kishte sjellë po të njëjtat, asnjë provë të re. Në dijeni time nga data 2 shkurt deri më tani janë po të njëjtat.

Kishin sjellë dhe një proces verbal të pavlerë”.

E pyetur se si e argumentuan prokurorët kerkesën për ndryshim të masës së sigurisë, Teodoresku tha se: “ Ata e argumentuan se çështja nuk ka ndryshuar, është po e njëjta gjendje, përkundrazi është përkeqësuar”.

Erion Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka depozituar kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim disa muaj më parë, ndërsa ndaj tij janë ngritur 13 akuza.

Sipas SPAK, akuzat përfshijnë korrupsion pasiv në nëntë raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit. Prokuroria pretendon se në disa raste, Veliaj ka përfituar në mënyrë të parregullt shuma monetare dhe pasuri të paluajtshme nga subjekte private, të cilat, sipas organit të akuzës, kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja sjell detaje nga protesta: Marshimi pritet të zgjasë më shumë se zakonisht

Gazetarja e Euronews, Matilda Braho, solli detaje nga dita e 11-të e protestës. Sipas saj, kjo protestë është ndër më të bukurat që Shqipëria ka...
21:55 | 10/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh qëndrimi dhe fjalimesh përpara Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës në ditën e 11-të të protestës....
20:59 | 10/06/2026

Protesta e 11-të para Kryeministrisë, pankartat që tërhoqën vëmendjen

Në ditën e 11-të të protestës, qytetarët që u mblodhën para Kryeministrisë në Tiranë në protestë mbarëkombëtare  me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi...
20:28 | 10/06/2026