Gazetarja sjell detaje nga protesta: Marshimi pritet të zgjasë më shumë se zakonisht

10 Qershor 2026 | 21:55

Gazetarja e Euronews, Matilda Braho, solli detaje nga dita e 11-të e protestës. Sipas saj, kjo protestë është ndër më të bukurat që Shqipëria ka pasur ndonjëherë ndërsa tha se marshimi në ditën e sotme do të zgjasë më shumë se zakonisht.

“Jam dhe unë një e re e këtij vendi, që shpresoj në të ardhmen në këtë vend, por nuk kisha parë kaq shumë qytetarë të bashkuar për një kauzë të tillë në një zë,” tha ajo.

Janë mijëra qytetarë nga Kryeministria deri në fund të sheshit “Skënderbej”, që nga plot energji të gjitha grupmoshat, fëmijët deri te moshat e treta. Sot duket pjesëmarrja më e madhe.

“Sot ka më shumë qytetarë se kurrë më parë, sa vijnë dhe shtohen. Sonte supozohet që marshimi të jetë më i gjatë se zakonisht, do të jetë edhe në rrugë të tjera të Tiranës dhe do të zgjasë me orë të tëra, me të njëjtat thirrje, duke u bërë thirrje edhe personave indiferentë që janë në kafe për t’u bashkuar në protestë.”

Ata kërkojnë arritjen e qëllimit të tyre, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026