Von der Leyen nga Kievi: Bashkimi Evropian do t’i japë Ukrainës 90 miliardë euro kredi

24 Shkurt 2026 | 17:16

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen premtoi të martën nga Kievi se Bashkimi Evropian do t’i ofrojë Ukrainës kredinë prej 90 miliardë eurosh në një mënyrë ose në një tjetër.

Ajo theksoi se Rusia po synon sistematikisht infrastrukturën energjetike dhe se BE do të ndihmojë Ukrainën të rezistojë dhe të kundërpërgjigjet me mbështetje të re.

Mbështetja e plotë dhe e vazhdueshme për popullin e Ukrainës, u konfirmua nga më shumë se tridhjetë udhëheqës që morën pjesë në një video-konferencë mbi Ukrainën, me ftesë të Kryeministrit Britanik Keir Starmer, Presidentit Francez Emmanuel Macron dhe Kancelarit Gjerman Friedrich Merz.

Sipas një deklarate të lëshuar pas përfundimit të videokonferencës, udhëheqësit përsëritën angazhimin e tyre të palëkundur për të punuar së bashku për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, dhe përsëritën qëndrimin e tyre të vendosur se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë.

Udhëheqësit gjithashtu riafirmuan angazhimin e tyre për të intensifikuar presionin ekonomik mbi Rusinë, përmes sanksioneve shtesë dhe duke synuar flotën në hije ruse dhe rrjetet e tregtimit të naftës, industrinë ushtarake ruse, si dhe duke prishur rrjetet financiare të Rusisë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026