Ukraina hedh poshtë pretendimet ruse për armët bërthamore: Po përpiqen të ringjallin absurditetin e vjetër
Ukraina i ka hedhur poshtë si absurde akuzat ruse se po përpiqet të pajiset me armë bërthamore me ndihmën e Britanisë dhe Francës.
“Zyrtarët rusë, të njohur për historinë e tyre mbresëlënëse të gënjeshtrave , po përpiqen përsëri të ringjallin absurditetin e vjetër rreth një ‘bombë të ndyrë’”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi për Reuters.
Ai shtoi se Ukraina i ka hedhur poshtë këto akuza shumë herë në të kaluarën dhe i hedh poshtë zyrtarisht sërish.
Më parë, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) akuzoi Britaninë dhe Francën për përgatitjen e një furnizimi sekret me komponentë dhe teknologji të armëve bërthamore për Ukrainën.
Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi Ukrainën dhe aleatët e saj se janë të vendosur për të mposhtur Rusinë saqë po e shtyjnë veten deri në skaje, gjë për të cilën siç paralajmëroi ai do të pendohen.
Presidenti rus pohoi se numri i “sulmeve terroriste” kundër Rusisë është rritur, duke ia atribuar shumicën e tyre shërbimeve të inteligjencës ukrainase dhe perëndimore. Sipas tij, mekanizmat ukrainas dhe perëndimorë qëndrojnë pas shumicës së sulmeve.
Ai foli gjithashtu për një kërcënim të mundshëm ukrainas kundër tubacioneve ruse të energjisë, duke theksuar rrezikun për infrastrukturën kritike të energjisë. Ai akuzoi gjithashtu Kievin se po përpiqet të shkatërrojë procesin e paqes.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia