Nis rivlerësimi i pronave me tatim 5%, përfitojnë ata që duan të shesin banesën

24 Shkurt 2026 | 19:48

Ministria e Financave ka zhbllokuar procesin e rivlerësimit te procesit me tatim 5%. Të drejtën per te kryer kete rivleresim e kanë të gjithë ata individë që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, deri më 31 dhjetor 2026.

Qytetaret që duan të rivlerësojnë pasuritë e tyre me normë tatimore 5%, nga sot u jepet mundesia  per t’u drejtuar ne Kadaster ose tek nje ekspert i licencuar. 

Me udhezimin e botuar ne Fletoren Zyrtare, të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi, pasuri të paluajtshme të regjistruar, kanë të drejtë që deri ne fund te vitit,  të bëjnë vlerësimin me vlerën e tregut.

Këtu përfshihen dhe rastet, kur për pasurinë e paluajtshme është bërë edhe më parë rivlerësimi, në zbatim të ligjeve të mëparshme të rivlerësimit.  Individi mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë pranë drejtorisë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, apo me një ekspert të licencuar nga institucionet përkatëse.  Në rast se individi ka në pronësi më shumë se një pasuri, procedura bëhet në mënyrë individuale për secilën prej tyre.

Ne proceset e mëhershme, kur është miratuar procesi me normë tatimore 1%, në vitet 2011-2013 janë rivlerësuar 95 mijë prona, dhe në buxhet u mblodhen 4 miliardë lekë.

Më vonë, rivlerësimi u krye në vitet 2016-2017 me një normë tatimi prej 2% dhe u realizua për 63 mijë pasuri, duke gjeneruar rreth 5.1 miliardë lekë në buxhet.

Ndërkohë, procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022 me një normë 3%, nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168,200 pasuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026

Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
16:25 | 22/07/2026