Katër persona u qëlluan për vdekje në Kubë, Rubio: Shumë e pazakontë! SHBA heton incidentin fatal

26 Shkurt 2026 | 08:21

Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditë e djeshme teksa katër persona u qëlluan për vdekje nga rojet kufitare kubane në një motoskaf, mësohet se këta persona ishin shtetas kubanë që jetonin në SHBA.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po hetojnë incidentin, të cilin e cilësoi si “shumë të pazakontë”. Ai konfirmoi se në bord nuk ndodhej personel qeveritar amerikan dhe se një hetim është duke u zhvilluar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe arsyen e pranisë së pasagjerëve në atë zonë.

Rubio theksoi se hetuesit amerikanë do të veprojnë “shpejt” për të mbledhur faktet kryesore, ndërsa bëri të ditur se Roja Bregdetare e SHBA-së ka udhëtuar në afërsi të vendit të incidentit.

“Është shumë e pazakontë të shohësh shkëmbime zjarri në det të hapur si kjo. Nuk është diçka që ndodh çdo ditë,” u shpreh ai.

Në një deklaratë të publikuar online, Ministria e Brendshme kubaneze bëri të ditur se pasagjerët e motoskafit – katër të vrarët dhe gjashtë të tjerë të plagosur, gjithashtu shtetas kubanë – kishin hapur zjarr ndaj një anijeje të rojes bregdetare që iu afrua pranë një ishulli në bregdetin verior të vendit, të mërkurën.

Sipas autoriteteve, 10 individët, disa prej të cilëve me precedentë penalë, ishin të armatosur dhe synonin “të kryenin një infiltrim për qëllime terroriste”. Në motoskaf, thuhet se u gjetën pistoleta, pushkë sulmi, pajisje shpërthyese të improvizuara dhe mjete të tjera taktike.

Ministria identifikoi gjashtë pasagjerët e mbijetuar, të cilët janë ndaluar, si dhe një prej viktimave. Sipas deklaratës, shumica e tyre kishin të dhëna të mëparshme për aktivitete kriminale dhe të dhunshme. Autoritetet kubaneze njoftuan gjithashtu për një person të njëmbëdhjetë, i cili dyshohet se është arrestuar dhe ka pranuar përfshirjen në komplotin e pretenduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026