Nis rivlerësimi i pronave me 5%, pritet të ulë çmimet e apartamenteve

26 Shkurt 2026 | 18:29

Në fillim të kësaj jave nisi zbatimi i udhëzimit të ri për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, pas botimit në Fletoren Zyrtare. Dokumenti i Ministrisë së Financave hap rrugën për një proces që do të shtrihet në të gjithë vendin deri në dhjetor 2026.

Fushata e re parashikon një normë tatimore prej 5% për rivlerësimin e pronave, duke ulur ndjeshëm barrën fiskale krahasuar me 15% që aplikohej më parë mbi fitimin nga shitja e pronës.

“Ligji i ri për pronat ul tatimin në 5% mbi fitimin nga shitja. Kjo do të thotë më pak taksë për shitësit dhe më shumë lëvizje në treg për agjencitë imobiliare. Për shembull, nëse prona juaj ka vlerë 100 mijë euro, më parë paguani 15%, ndërsa tani vetëm 5%, pra 5 mijë euro. Mundësia e aplikimit është deri më 31 dhjetor 2026,” – tha Redi Osmanaga, agjent imobiliar.

Ai shtoi se ulja e kësaj takse pritet të rrisë numrin e pronave në shitje dhe mund të ndikojë edhe në çmimet e tregut.

“Për të gjithë të interesuarit, aplikimi për normën 5% mund të bëhet ose përmes agjencive imobiliare, ose pranë zyrës së kadastrës. Besoj se çmimet do të bien, pasi më parë tendenca ishte rritja e tyre për të përballuar taksën 15%,” – theksoi Osmanaga.

Po ashtu, gjatë këtij viti pritet të hyjnë në fuqi çmime të reja reference për pasuritë e paluajtshme në të gjithë vendin, përveç Tiranës, çka mund të ndikojë në rritjen e vlerave të pronave sipas referencës zyrtare.

Rivlerësimi i fundit u zhvillua gjatë periudhës 2020–2022 me një normë tatimore 3%, ku rreth 94 mijë pasuri iu afruan çmimeve të tregut. Nga ajo fushatë, buxheti i shtetit përfitoi 138.6 milionë euro, duke u ndikuar nga niveli i tatimit dhe rritja e çmimeve në treg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026