Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvillohet në fillim të marsit në Abu Dhabi
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe të paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-të midis Rusisë dhe Ukrainës do të mbahen në Abu Dhabi në fillim të marsit.
Zelensky e bëri deklaratën në fjalimin e tij të përditshëm në mbrëmje pas bisedimeve në Gjenevë midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas mbi rindërtimin pas luftës.
Presidenti ukrainas, pasi njoftoi se takimi trepalësh midis vendit të tij, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtoi se diskutimet e zhvilluara sot me amerikanët në Gjenevë kishin bërë përparim.
“Pas takimeve të sotme, përgatitjet për takimin e ardhshëm trepalësh kanë përparuar më tej. Me shumë mundësi, takimi i ardhshëm do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Abu Dhabi. Ne presim që ky takim të zhvillohet në fillim të marsit”, theksoi ai.
Kreu i negociatorëve ukrainas, Rustem Umerov tha se pas bisedimeve me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, negociatorët ukrainas u takuan me Zelenskyn për të shqyrtuar rezultatet e takimit dhe për të diskutuar veprimet e tyre të ardhshme.
Sipas Umerov, negociatorët po punojnë për të finalizuar çështjet ekonomike dhe të sigurisë në mënyrë që takimi i ardhshëm trepalësh me SHBA-në dhe Rusinë të jetë sa më i suksesshëm.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia