Çështja bërthamore, “progres domethënës” në bisedimet SHBA-Iran, por akordi ende larg
Zyrtarët amerikanë dhe ata iranianë kanë bërë progres domethënës në bisedimet për çështjen bërthamore në Gjenevë, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Omanit, i cili megjithatë ka nënvizuar se arritja e një akordi që do të shmangë një luftë të mundshme mbetet në dyshim.
Badr Albusaidi, që ka ndërmjetësuar takimin, tha se dy palët planifikojnë t’i rifillojnë negociatat së shpejti, pasi të konsultohen në kryeqytetet përkatëse dhe bisedime në nivel teknik pritet të mbahen javën e ardhshme në Vjenë.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, që përfaqësoi vendin e tij në dialog, tha se “progres i mirë” ishte regjistruar, por ndërsa për disa çështje është rënë dakord, për të tjera ka ende dallime.
Ai shtoi se raunde të tjera negociatash do të ketë brenda më pak se një jave, edhe pse ky pretendim nuk ka gjetur konfirmim nga pala amerikane.
Perspektiva për bisedime të mëtejshme mund të reduktojë mundësinë që presidenti Donald Trump të aplikojë opsionin ushtarak ndaj Iranit.
Trump ka ngritur infrastrukturën më të madhe ushtarake në Lindjen e Mesme që nga koha e pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, edhe pse Republika Islamike ka premtuar se do t’i përgjigjet akteve të forcës me forcë.
Për dekada me radhë Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë akuzuar Iranin se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, pretendim i mohuar ky nga Teherani që deklaron se programi i tij ka vetëm qëllime paqësore. Kjo, pavarësisht se vendi është i vetmi shtet pa armë bërthamore që ka pasuruar uranium.
Sipas medias shtetërore iraniane, negociatorët insistuan se Irani ka të drejtë të prodhojë energji bërthamore për qëllime paqësore dhe hodhi poshtë kërkesat e Amerikës për ta ndalur procesin e pasurimit të uraniumit dhe ta transferojë stokun ekzistues prej 400 kilogramësh jashtë vendit.
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë