Në 2025 u dhanë 1160 leje ndërtimi nga bashkitë, investimi rreth 780 mln euro
Tregu i ndërtimit e mbylli vitin 2025 me 1160 leje të reja ndërtimi me vlerë të përafërt investimi 780 mln euro. Në raportin e fundit të INSTAT, thuhet se sipërfaqja e përgjithshme e miratuar nga bashkitë për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 1.3 mln m².
Ndërtimet për banim dominojnë tregun me 890 leje dhe 845 mijë m² sipërfaqe, ndërsa ndërtesat jo-rezidente, si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale përbëjnë 268 leje me 460 mijë m². Kjo strukturë konfirmon peshën e lartë që vijon të ketë segmenti rezidencial në ciklin e investimeve në ndërtim.
INSTAT thekson qartë se statistikat mbështeten vetëm tek raportimet e bashkive, ndërkohë që procesi i miratimit të lejeve përfshin edhe Këshillin Kombëtar të Territorit.
Sipas ndarjeve tremujore, vetëm në periudhën tetor-dhjetor 2025 janë miratuar 259 leje ndërtimi në tokë me sipërfaqe 340 mijë metër katror. Edhe në këtë periudhë, ndërtimet për banim zënë pjesën dërrmuese, me 75% të vëllimit.
Raporti tregon se vëllimi i lejeve dhe vlera e investimeve për vitin 2025 konfirmojnë vijimësinë e aktivitetit të lartë në ndërtim, ndërsa Tirana dhe Durrësi dominojnë numrin e lejeve të dhëna edhe për këtë periudhë.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit
- 08:56 Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, DPSHTRR: Nuk kemi lëshuar leje drejtimi për dy egjiptianët
- 08:41 Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten
- 08:33 Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt