Zbardhet deklarata hapëse e Bill Clinton për dosjen Epstein: Nuk pashë asgjë, nuk bëra asgjë të gabuar

27 Shkurt 2026 | 18:07

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka publikuar deklaratën e tij hapëse përpara Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me hetimet për Jeffrey Epstein.

Në deklaratë, Clinton thekson se nuk kishte dijeni për krimet që Epstein po kryente. “Unë e di çfarë bëra, dhe më e rëndësishmja, çfarë nuk bëra. Nuk pashë asgjë dhe nuk bëra asgjë të gabuar,” shprehet ai.

Ai gjithashtu i referohet bashkëshortes së tij, Hillary Clinton, duke mohuar çdo përfshirje të saj: “Para se të filloj, dua të bëj një shpjegim personal. Ju e përfshirët Hillaryn në këtë. Ajo nuk ka asnjë lidhje me Jeffrey Epstein. Asgjë. Ajo nuk ka asnjë kujtim të takimit me të.”

Clinton shton se, si dikush që ka rritur në një familje me abuzim në shtëpi, ai nuk do të kishte fluturuar në avionin e Epstein nëse do të kishte patur dyshime për veprimet e tij. “Unë do ta kisha denoncuar vetë,” thotë ish-presidenti.

Në faqen e fundit të deklaratës, Clinton shpjegon se po përgjigjet para komitetit vetëm sepse Epstein i fshehu krimet e tij kaq mirë dhe për kaq shumë kohë. Ai thekson se nuk do të spekulojë: “Do të më dëgjoni shpesh të them se nuk mbaj mend. Kjo mund të mos jetë e kënaqshme, por nuk do të them gjëra për të cilat nuk jam i sigurt. Ka kaluar shumë kohë. Jam i lidhur nga betimi im që të mos spekuloj ose të mos bëj supozime. Nuk do t’ju ndihmonte që unë të luaja rolin e detektiv 24 vjet më vonë.”

Deklarata përfundon me fjalët: “Duke qenë nën betim, nuk do të deklaroj në mënyrë të rreme se mezi pres pyetjet tuaja. Por jam gati t’u përgjigjem sa më mirë që të mundem.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor

Mbetjet e një aeroplani të linjës ajrore Pan American Airways janë gjetur 74 vjet pasi ai u rrëzua në Oqeanin Atlantik, Clipper Endeavor u gjet...
21:00 | 22/07/2026

Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet

Kryetari i Parlamentit të Iranit dhe kryenegociatori Mohammad Bagher Qalibaf tha të mërkurën se situata në Ngushticën e Hormuzit nuk do të kthehej në gjendjen...
20:42 | 22/07/2026

Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë

Më shumë se 3,000 persona janë evakuuar nga mbi 12 komunitete në veriperëndim të Ontarios, ndërsa Kanadaja po përballet me një nga sezonet më intensive...
20:14 | 22/07/2026