Trump lë të hapur mundësinë e pushtimit paqësor të Kubës: Ata nuk kanë para
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë që Uashingtoni të marrë kontrollin e Kubës në mënyrë paqësore. Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, po e diskutonte çështjen në nivelin më të lartë.
“Qeveria kubaneze po flet me ne dhe ata kanë probleme shumë serioze, siç e dini”, tha presidenti amerikan ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një vizitë në Teksas.
“Ata nuk kanë para. Ata nuk kanë asgjë tani për tani, por po flasin me ne dhe ndoshta do të shohim një pushtim paqësor të Kubës”, shtoi ai.
Trump gjithashtu deklaroi se nuk është i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohen negociatat bërthamore me Iran, por theksoi se ende nuk ka marrë një vendim për autorizimin e një sulmi ushtarak.
“Nuk dua, por ndonjëherë duhet”, u tha Trump.
Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 14:04 Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta