Zyrtari izraelit: Khamenei dhe Pezeshkian midis objektivave të sulmit
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei dhe Presidenti i vendit Masud Peskov ishin ndër objektivat e sulmit të nisur sot nga SHBA-të dhe Izraeli kundër vendit, raportoi transmetuesi publik izraelit KAN.
“Një burim izraelit konfirmon: midis objektivave të sulmit janë Udhëheqësi Suprem iranian Khamenei dhe Presidenti Pesekian”, shkruan KAN në një postim në X.
Një gazetar përmendi gjithashtu në KAN emrin e Ali Shamkhani-t, një këshilltar i Khameneit dhe ish-sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, megjithëse shtoi se nuk e dinte nëse këto objektiva u goditën me sukses.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po kryejnë sulme të përbashkëta ndaj Iranit.
Sulmet u konfirmuan nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, si dhe nga Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, i cili shpalli gjendje të jashtëzakonshme edhe në territorin e Izraelit.
Sirenat e sulmeve ajrore po dëgjohen në të gjithë qytetet izraelite dhe qytetarëve u është kërkuar të strehohen menjëherë, pasi Irani ka njoftuar një hakmarrje “shkatërruese”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje