Skocia, vendi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që lejon kremimet në ujë
Skocia është bërë vendi i parë në Mbretërinë e Bashkuar ku kremimet në ujë janë tashmë të ligjshme. Procesi i quajtur hidrolizë alkaline do t’u ofrojë familjeve një mundësi të tretë në vend të varrimit ose kremimit tradicional.
Trupat mbështillen me një mbështjellës prej materiali biodegradues si mëndafshi ose leshi, përpara se të vendosen në një dhomë nën presion me ujë të nxehtë dhe kimikate, duke përshpejtuar dekompozimin.
Mbetjet e pluhurosura u kthehen të afërmve. Kompania që mbështet futjen e kësaj praktike në Skoci e përshkroi atë si ndryshimin më të madh në ligjin e kremimit që nga viti 1902.
Kremacionet në ujë tashmë ndodhin në vende, përfshirë Republikën e Irlandës dhe Shtetet e Bashkuara. Ato konsiderohen si “djegie të gjelbra”.
Ministrja britanike e Shëndetit Publik, Jenni Minto tha se kjo ishte një alternativë miqësore me mjedisin ndaj varrimeve ose kremimeve më tradicionale.
“Zgjedhjet që njerëzit bëjnë në lidhje me mbetjet e tyre para vdekjes janë thellësisht personale, të formuara nga vlerat individuale, besimet dhe dëshirat e familjeve të tyre”, tha ajo.
Përpara se të fillojnë kremimet në ujë në Skoci, do të duhet të ndërtohen pajisje hidrolize. Kjo do t’i nënshtrohet lejes së planifikimit dhe miratimit nga Scottish Water. Qeveria skoceze pret që procedurat e para të zhvillohen në verë.
Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
E rëndë në Itali, polici italian humb jetën gjatë aksionit për kapjen e dy shqiptarëve
Qindra miliarda të shpenzuara për armë, pse po armatoset Greqia?
- 14:51 Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 14:47 Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia
- 14:46 Dorëhiqet kryeministrja e Lituanisë Inga Ruginiene bashkë me kabinetin qeveritar
- 14:42 Katari: Dialogu me Iranin mbetet kyç për sigurinë e rajonit!
- 14:40 Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat
- 14:39 “Goditet” grupi kriminal italo-shqiptar, arrestohet në Mançester kreu i tij