Trump nuk e përjashton dërgimin e forcave tokësore në Iran
Presidenti amerikan Donald Trump i tha gazetës New York Post se nuk e përjashtonte mundësinë e dërgimit të forcave tokësore amerikane në Iran “nëse është e nevojshme”, duke shtuar se operacioni Epic Fury ishte “shumë përpara afatit” pasi kishte neutralizuar dhjetëra zyrtarë të lartë të Teheranit.
“Nuk kam problem me dërgimin e trupave, siç thonë të gjithë presidentët e tjerë, ‘Nuk do të dërgohen trupa’. Nuk po e them këtë”, tha Trump.
Nga ana e tij kryeministri britanik Keir Starmer tha se mbetet i vendosur në vendimin e tij për të mos mbështetur sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, pas kritikave nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për qasjen e tij.
“Presidenti Trump shprehu mospajtimin e tij me vendimin tonë për të mos u përfshirë në sulmet fillestare”, tha Starmer. “Është detyra ime të gjykoj se çfarë është në interesin kombëtar të Britanisë. Kjo është ajo që kam bërë dhe i qëndroj besnik kësaj”.
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit