BE ndryshon qasje, Von der Leyen: Pro ndryshimit të regjimit, Spanja kundër SHBA
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje përmes një postimi në rrjetin “X” për ndryshimin e regjimit në Iran.
Postimi duket se përbën një sinjal ndryshimi në qasjen e Brukselit ndaj Republikës Islamike, pasi është hera e parë që organi ekzekutiv i BE-së mbështet ndryshimin e lidershipit në të.
“Rreziku për një përshkallëzim të mëtejshëm ekziston. Kjo është arsyeja përse Irani ka nevojë urgjente për një tranzicion të besueshëm”, ka thënë Von der Leyen.
Presidentja ka shtuar se, tranzicioni duhet të shtrojë rrugën për një zgjidhje afatgjatë dhe të reflektojë aspiratat demokratike të popullit guximtar iranian.
Megjithatë, në radhët e BE-së ka pasur edhe zëra kundër. Për Spanjën, “sulmi i njëanshëm” amerikano-izraelit ndaj Iranit nuk ka mbështetjen e statutit të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.
Megjithatë, ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares ka dënuar edhe sulmet hakmarrëse të Teheranit ndaj vendeve të tjera të Lindjes së Mesme, duke i quajtur ato “të pajustifikueshme.
Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të kthehet në “zërin e arsyes” përballë rrezikut për një përshkallëzim të situatës.
“Ne kemi dënuar çdo shkelje të të drejtave të njeriut nga regjimi iranian dhe jemi me popullin e Iranit. Ne duam ta mbrojmë atë dhe lirinë e tij”, ka thënë ministri Albares.
Nga ana tjetër, Franca është shprehur “e gatshme për të marrë pjesë” në mbrojtjen e vendeve të Gjirit, që kanë rënë pre e sulmeve.
Në një konferencë shtypi të mbajtur në Paris mëngjesin e së hënës, ministri i Jashtëm Jean Noel Barrot ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e plotë për vendet aleate.
“Mbështesim vendet mike që kanë qenë objekt i sulmeve të qëllimshme të Gradës Revolucionare dhe që janë përfshirë në një luftë të cilën nuk e donin”, ka thënë Barrot.
Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)
Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
- 08:25 Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet (VIDEO)
- 08:17 Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Do të jepet në bazë mujore
- 07:57 Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)
- 07:52 Anglia mposht 2-1 Republikën Demokratike të Kongos dhe kualifikohet në raundin e 16-tave
- 07:46 Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
- 07:38 Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete